Uzuni ne formë tek Granada, beratasi gol në miqësore, Rayo Vallecano këmbëngul për ta blerë

1 month ago 7
Reklamë

Pavarësisht se vazhdon të jetë mjaft i lakuar në merkato, Myrto Uzuni është i fokusuar i gjithi te Granada, duke treguar një formë të mirë në testet para fillimit të ligës së dytë në Spanjë.

Sulmuesi shqiptar realizoi golin e vetëm të barazimit 1 me 1 kundër arabeve të Al Uehda. Tek penalltite ishin më të saktë iberiket qe fituan kështu trofeun veror “Siudad de Granada”.

Beratasi që mban numrin 10 është lojtari më i dashur i tifozerisë së Granadës dhe të gjithë shpresojne që ai të qëndrojë për t’i udhëhequr drejt rikthimit në La Liga.

Për momentin Granada i ka rezistuar ofertës 4 milionë euro nga Rajo Vajekano e La Ligës për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar. /vizionplus.tv

Read Entire Article