Vaji i Farës së Linit – Vlerat Shëruese për Shëndetin dhe si ta Përdorni

10 months ago 10

Vaji i farës së linit ofron një sërë përfitimesh për organizmin e njeriut.

Ai njihet për aftësinë në pakësimin e inflamacionit, parandalimit të sëmundjes së zemrës dhe uljes së rrezikut të shfaqjes së tumoreve.

Megjithatë, përdorimi i këtij vaji shoqërohet me efekte anësore ndaj duhet të tregoni kujdes.

Mos e teproni me sasinë. Një lugë çaji në ditë është mjaftueshëm.

Përfitimet Shëndetësore të Vajit të Farës së Linit

Ky vaj është i pasur me acide yndyrore omega-3, proteina të shëndetshme, fibër, fenolë dhe minerale siç është magnezi dhe kalçiumi.

Inflamacioni dhe Tumoret

Acidet yndyrore tek vaji i farës së linit janë efikase në zbutjen e inflamacionit, që përbën pikënisjen e shumë sëmundjeve.

Ai përmban edhe substanca mirëbërëse dhe antioksidantë që luftojnë tumoret, sidomos atë të gjirit.

Acidi alfa linolenik njihet për aftësinë në ngadalësimin e rritjes së qelizave të dëmshme dhe shkatërrimin e tyre.

Shëndeti i Zemrës dhe i Stomakut

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se acidet yndyrore omega-3 tek vaji në fjalë mirëmbajnë shëndetin e zemrës dhe parandalojnë sëmundjet që i kanosen asaj.

Vaji i farës së linit ka efekt laksativ dhe ndihmon kundër konstipacionit.

Ky vaj përmirëson shëndetin e stomakut dhe lëvizjen e zorrëve.

Lëkura

Acidet që gjenden tek vaji i farës së linit përmirësojnë shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.

Ato luftojnë inflamacionin qelizor dhe përmirësojnë rigjenerimin e lëkurës.

Mbipesha

Vaji i farës së linit përmirëson shëndetin tretës, detoksifikon organizmin dhe ndihmon kundër rënies në peshë.

Ky vaj mundet të mbajë nën fre urinë dhe rrjedhimisht e ndihmon njeriun të konsumojë më pak kalori.

Efektet Anësore të Vajit të Farës së Linit

Ky vaj nuk mund të përdoret në gatim dhe duhet ruajtur në frigorifer.

Ai mund të aplikohet në lëkurë ose ta përzieni me kremin tuaj të preferuar.

Vaji mund të merret edhe në formën e kapsulës.

Megjithatë, vetëm një mjek profesionist mund të rekomandojë formën e duhur të suplementit dhe ndërveprimin e tij me medikamente të tjera.

Konsumi në doza të larta i këtij vaji mund të shkaktojë diare dhe alergji.

Vaji i farës së linit mund të ketë ndikim negativ në shëndetin e një gruaje shtatzënë.

Konsumi i këtij vaji tek fëmijët është i rekomanduar vetëm në doza të vogla.

Ai nuk rekomandohet për njerëzit që duhet t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lexoni këtu më shumë për farat e linit./AgroWeb.org

Read Entire Article