Vajza denoncon dy shqiptarët: Abuzuan dhe më detyruar të përdor kokainë. Njëri prej tyre, i moshuar

4 months ago 6

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Një vajzë e re denoncoi dy shqiptarë, me pretendimin se e kanë përdhunuar. Sipas mediave vendase, kanë qenë shqiptarët 69 dhe 34 vjeç, të cilët kanë kryer aktin e rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e natës, pas përfundimit të një mbrëmjeje, ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi.

Raportohet se ajo është afruar pranë 69-vjeçarit, i cili i dha kontaktin e një taksie. Me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte deri në shtëpi. Pasi ka hyrë në banesë, e reja ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe 34-vjeçari. Ky i fundit së bashku me bashkëpunëtorin e tij të moshuar kanë abuzuar seksualisht me të renë.

Në denoncim viktima ka deklaruar se është detyruar edhe të përdorë kokainë. Pas dhunës ajo shkoi në spitalin e Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë në spital për 20 ditë. Ndërkohë në banesën ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale, policia ka gjetur kokainë dhe hashash, ndërsa personat e arrestuar u dërguan në polici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article