Van der sar në gjendje të rëndë shëndetësore

1 year ago 78
Reklamë
19:40 08/07/2023

Ish-portieri holandez pësoi hemorragji cerebrale

Edwin van der Sar është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Ish-portieri holandez ka pësuar hemorragji cerebrale gjatë pushimeve në Kroaci. Mësohet se ai po trajtohet në terapi intensive.

Deri disa javë më parë Van der Sar ishte drejtor i klubit të Ajaksit, nga e cila dha dorëheqjen. 52-vjeçari ka pasur një karrierë të shkëlqyer duke luajtur për Ajaksin, Juventusin, Fulhamin dhe Mançester Junajtid.

Në vitet 1995 deri 2008 ai ka qenë portier titullar i kombëtares holandeze.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article