Van Dijk, heroi i Liverpoolit: Reds mposhtin Chelsean dhe fitojnë Carabao Cup

7 months ago 4

Liverpooli e ka fituar Carabao Cup apo ndryshe e njohur si EFL Cup, pasi në finalen mposhti Chelsean, por vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 0-0.

Ndeshjen më mirë e nisën The Reds, kur rrezikuan me anë të Luis Diaz në minutën e 14-të, por goditja e tij u prit nga portieri i Bluve.

Chelsea filloi të merrte pak nga loja dhe krijoi shansin e parë me anë të Cole Palmer  (20’), mirëpo Caimhin Kelleher bëri pritje bravuroze.

Sterling has the ball in the net, but it is ruled out for the tightest of offsides.

🔵 0-0 🔴 [32] #CFC | #CarabaoCupFinal pic.twitter.com/TfZyDH2g9Z

— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 25, 2024

Bluë më pas ia dolën të shënonin nëpërmjet Raheem Sterling në minutën e 33-të, por që goli u anulua, shkaku që Nicolas Jackson ishte në pozitë jashtë loje dhe kishte ndërhyrje në aksion.

Në 45 minutat e dytë, Chelsea e nisi më mirë, duke rrezikuar nëpërmjet Enzo Fernandez, por që goditja e tij në minutën e 52-të përfundoi jashtë.

Tetë minuta më vonë, Liverpooli mendoi se kishte shënuar me anë të Virgil van Dijk, por edhe ky gol u anulua për pozicion jashtë loje, shkaku që Wataru Endo ishte pjesë e aksionit.

After a VAR check, the goal is ruled out.

🔵 [0-0] 🔴#CarabaoCupFinal https://t.co/hZIxOszcHO

— Liverpool FC (@LFC) February 25, 2024

Në minutën e 86-të, Conor Gallagher shpërdoroi dy shanse të njëpasnjëshme, duke mos arritur të mposhte portierin e Reds na afërsia.

Kushti, ndeshja shkoi në vazhdime, ndërsa as aty rastet nuk munguan.

Two big chances for Conor in the space of a minute – both so close! 😩

🔵 0-0 🔴 [86] #CFC | #CarabaoCupFinal

— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 25, 2024

Cole Palmer për Chelsea dhe Harvey Elliott për Liverpoolin rrezikuan, por që as këta të dytë nuk ia dolën të shënonin.

Van Dijk ishte heroi i Liverpoolit, pasi shënoi në minutën e 128-të për rezultatin 1-0 dhe Liverpooli ia doli të fitonte trofeun e parë për këtë vit. Telegrafi/

🚨🚨| GOAL: VAN DIJK GIVES LIVERPOOL THE LEAD!!!

Chelsea 0-1 Liverpool

pic.twitter.com/hnDfcJivnu

— CentreGoals. (@centregoals) February 25, 2024

Read Entire Article