VAR-i në sezonin e ri të Premierligës: episodet do shpjegohen në kohë reale në “X”!

1 month ago 6
Reklamë

ANGLI – Në ishull kurrë nuk e kanë dashur VAR-in, aq sa edhe kanë menduar të heqin dorë. Tifozët mbi të gjitha luftojnë për të kuptuar vendimet më të diskutueshme të arbitrave, ndaj për këtë arsye Premier League ka vendosur të nisë një risi të rëndësishme për të përmirësuar komunikimin.

Top turneu i futbollit në Angli ka lançuar një llogari të re në rrjetin social “X”, përpara fillimit të sezonit 2024/25 të quajtur: “Qendra e ndeshjeve në Premier League”.

Për herë të parë, kjo llogari zyrtare sociale do të ofrojë shpjegime dhe përditësime pothuajse në kohë reale mbi çështjet operacionale dhe të arbitrazhit për çdo ndeshje të Premier League.

Llogaria do të postojë shpjegime të vendimeve të arbitrimit në fushë dhe përfshirjes së gjyqtarit ndihmës video (VAR), duke përfshirë rolin e teknologjisë në procesin e vendimmarrjes.

Në mungesë të transmetimeve të drejtpërdrejta në audio të vendimeve të VAR-it, pasi ato nuk lejohen aktualisht në futbollin botëror, “Qendra e ndeshjeve të Premier League” do të jetë në gjendje të transmetojë informacione në kohë reale nga qendra VAR-it në mediat sociale gjatë një ndeshje të ligës.

Read Entire Article