VAR në botërorin e femrave

1 year ago 20
Reklamë
23:40 19/07/2023

Gjyqtarët do të shpjegojnë për publikun episode

Këtë enjte do të nisin finalet e Kupës së Botës për Femra. FIFA konfirmoi se do të vijojë me eksperimentimin e risive në sistemin e videoarbitrit. Kështu, arbitrat kryesorë do të kenë detyrën që pasi të konsultohen me VAR-in, do të shpjegojnë në anglisht përmes mikrofonit të tyre, vendimin që do të marrin dhe zëri i kryesorit do të dëgjohet nga të pranishmit në stadium dhe nga publiku që ndjek ndeshjen në televizion.

Kjo nuk është një risi në sport. Në futbollin amerikan, njoftimet me vendimet e arbitrave janë prej shumë vitesh, ka thënë kreu i arbitrimit në FIFA, Pierluigi Collina. E gjithë kjo bëhet në mënyrë që të ketë qartësi dhe transparencë më të madhe në mënyrën se si gjyqtarët veprojnë në VAR. Duke ia shpjeguar publikisht stadiumit dhe spektatorëve në shtëpi, gjithçka do të jetë më e qartë dhe më pak objekt kritikash apo polemikash.

Nuk pritet të jetë gjithçka perfekte që në nisje edhe pse nga gjyqtarët e ndeshjeve është kërkuar që secili të komunikojë se cili është vendimi përfundimtar, të shpjegohet saktësisht fauli i kryer, kush e provokoi dhe nëse mund të shtojnë një përshkrim të episodit.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article