Vashat e Kosovës mposhten nga Kroacia në kualifikimet për “Euro 2025”

3 months ago 14
Reklamë

Futbollistet e Përfaqësuese së Kosovës kanë pësuar një tjetër humbje kësaj radhe ndaj Kroacisë (1-0), në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ky takim mes vashave të Kosovës dhe atyre të Kroacisë ishte i vlefshëm për grupin e katërt të Ligës B.

Kosova e nisi mirë takimin duke rrezikuar në disa raste portën e kroateve, por që fatkeqësisht mbetën me një futbolliste më pak në minutën e 42-të.

Rasti më ideal në 45 minutëshin e parë të këtij takimi, i takoi Kosovës pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, me anë të kapitenes Erëleta Memeti e cila ishte fare pranë golit pas u shërbye mirë nga Elizabeta Ejupi.

Në pjesën e dytë Kosova pësoi gol, më saktësisht në minutën e 52-të nga kroatja Ivana Rudevic e cila shënoi nga afërsia për rezultatin 1-0.

Deri në fund Kosova u mundua që të barazojë shifrat, por pa sukses. Vashat tona do të rikthehen në aksion më datë 4 qershor ku përsëri do të luajnë ndaj Kroaciës, kësaj radhe në Karlovc.

Pas tri ndeshjeve të luajtura, Kosova renditet e fundit në grup duke mos arritur që të grumbullojë ndonjë pikë./Telegrafi/

Read Entire Article