Një vatër zjarri e përmasave të mëdha ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Zavalinës në Njësinë Administrative Gjinar të Bashkisë së Elbasanit
Burime zyrtare konfirmuan se vënia e flakëve nën kontroll për momentin është mjaft e vështirë. Kjo për faktin se zona e ” pushtuar” nga flakët ndodhet në një terren të vështirë malor
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit si edhe forcat e ushtrisë dhe të emergjencave civile.
Ky është zjarri më i madh që ka përfshirë gjatë kësaj vere pyjet e Qarkut të Elbasanit, ndërkohë që po punohet me forca të shumta për izolimin e tij .
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb