Një vatër zjarri po rrezikon tu afrohet edhe banesave në fshatin Grapsh në Dropull.
Sipas informacioneve nga gazetarja, Brikena Metaj policia ka marrë masa duke mos hequr as mundësinë eevakuuimit të banorëve nga shtëpitë e tyre nëse situata nuk do të vihen nën kontroll.
Ndërkohë që është ndaluar gjithashtu edhe qarkullimi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, çka ka sjellë edhe bllokimin e mjeteve në trafik.
Teksa qarkullimi vijon të jetë i rënduar, priten përforcime të efektivëve të Policisë nga forcat e FNSH.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb