Vavalis i lumtur pas tri pikëve të fituara ndaj Prishtinës

11 months ago 11
Reklamë

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, është shprehur i lumtur pas fitores që ekipi i tij mori në shtëpi ndaj ekipit nga kryeyqyteti, Prishtinës.

Drita fitoi 3:0 ndaj Prishtinës të dielën në Gjilan në një sfidë ku të pranishëm në stadium ishin të dy tifozeritë, “Intelektualët” dhe “Plisat”.

“Ishte një rezultat shumë i rëndësishëm, arritëm të fitonim në fund. Seria prej tri barazimeve na ka shkaktuar edhe problem psikologjik”.

“Sot arritëm t’i shënonim tri gola dhe kjo ishte shumë e rëndësishme”, u prononcua tekniku grek pas ndeshjes për ArtSport.

Për Dritën kjo ishte vetëm fitorja e dytë në këtë edicion të ri të garave, teksa ata synojnë që të vazhdojnë edhe më tutje me këtë seri pozitive të rezultateve./Telegrafi/

Read Entire Article