Vazhdon magjia Messi

1 year ago 18
Reklamë
14:46 03/08/2023

Ylli argjentinas realizoi dygolësh në fitoren ndaj Orlando City në takimin e “Leagues Cup”

Magjia e Leo Messit te Inter Miami vazhdoi edhe në sfidën kundër Orlando Siti, ku ylli argjentinas realizoi dygolësh në sfidën e Leagues Cup.

Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” kaloi vendasit në avantazh në minutën e 7, pasi finalizoi bukur një pasim të Tejlor në takimin e raundit të 32 të kompeticionit.

Por 10 mintua më vonë Orlando Siti barazoi falë Sezar Arauho, duke bërë të heshtnin tifozët, që kishin mbushur stadiumin për të parë idhullin e tyre.

Në minutën e 51, Martinez realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit për Inter Majemin. Në vazhdim, vendasit kontrolluan takimin dhe ylli argjentinas vulosi fitoren në minutën e 72’.

Futbollisti 36-vjeçar shkon në kuotën e 5 golave që pas transferimit te Inter Majemi.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Zhordi Alba, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e Barcelonës bashkë me argjentinasin dhe Serxho Buskets.

Inter Miami shkon në raundin e 16 të “Leagues Cup”, ndërsa sfida e radhës do të jetë në Teksas kundër FC Dallas.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article