Vazhdon periudha e errët për Eto’o-n, tjetër padi

10 months ago 33

Prokuroria e Milanos po heton Samuel Eto’o-n për shkeljen e detyrimeve të mbështetjes familjare, raporton Corriere della Sera.

Vajza e tij Annie e ka denoncuar kamerunasin pasi ky i fundit ‘zgjodhi edhe një herë të mos paraqitej’.

21-vjeçarja cilësohet si “jo e pavarur ekonomikisht”. Ajo mbështetet nga nëna e saj, e cila ‘ia del t’i garantojë një jetë dinjitoze me vështirësi’.

Eto’o me sa duket kishte një marrëdhënie afatshkurtër me nënën e Annie kur ai luante për Mallorcan.

Ironikisht, ish-ylli i Barcelonës ka një vajzë tjetër biologjike, e cila së fundmi e ka paditur për të njëjtën gjë. 42-vjeçari u detyrua t’i paguante asaj një pagesë prej 90,000 euro si rezultat i betejës ligjore.

Samuel Eto’o luajti për Barcelonën nga viti 2004 deri në vitin 2009, duke shënuar 130 gola dhe duke dhënë 40 asistime. Ai është aktualisht presidenti i federatës të Kamerunit. /Telegrafi/

Read Entire Article