Vdekja e Ismail Kadaresë, Irena Toçi: Lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët! Duart e Nënë Terezës që luteshin për të, mesazh kuptimplotë

3 months ago 10

Botuesja Irena Toçi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se vdekja e Ismail Kadaresë është një lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët.

Toçi theksoi se duart e Nënë Terezës që luteshin për Kadarenë kishin një mesazh kuptimplotë.

Irena Toçi: Ky është një lajm i hidhur për të gjithë shqiptarët. Fjala e kryeministrit ishte e ndjerë dhe me vend në përcjelljen e Ismail Kadaresë. Ajo që më bën përshtypje më shumë ishin duart e Nënë Terezës që bekonin Kadarenë që të shkojë në parajsë. Duart e Nënë Terezës që luteshin kishin mesazh kuptimplotë. Sot në sallë ishin të pranishëm personalitete shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Helena Kadare është një zonjë e nderuar, që i ka shërbyer deri në fund kolosit të letrave shqipe. Kadare është autori që theu kufijtë e gjuhës shqipe. Kadare ka qenë avokatia më e mirë që i është bërë historisë së popullit shqiptar. Ismail Kadare ka marrë çmime prestigjioze, ka marrë çmim të madh në Spanjë, në Izrael, ka marrë Man Booker Prize. Ka marrë në jetën e tij vlerësime të jashtëzakonshme për veprën.

Falë punës së botuesve në gjuhët e tjera, vepra e Kadaresë është përhapur në mbarë botën. Është nga kontributuorët më të mëdhenj të pasurimit të gjuhës shqipe. Besoj se është lëvruesi më i mirë i gjuhës shqipe deri më sot. Nuk e di pse Nobeli nuk erdhi në duart e Kadaresë. Ka pasur nga ata që kanë bërë një dosje kundër Kadaresë, disa me emra e disa me pseudonime. Greqia ka 2 Nobel, Serbia e ka një, edhe Shqipëria duhet ta kishte një Nobel. Do të duhet të kishim lobuar për këtë Nobel. Kadare është gjeni i letrave shqip. Kadare meriton kurorën e dafinave për kontributin për kombin shqiptar. Ismail Kadare nuk ishte i trishtuar se nuk mori Nobelin. Besoj se ka ikur nga kjo botë shumë i kënaqur sa i përket punës së vet. Kadare kishte talent autentik. Kadare ishte ndër figurat më të shndritshme të letërsisë në botë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article