Vdekja e Navalny, reagon Rama: Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit & vendosmërisë aleate

8 months ago 32
22:58 16/02/2024

Kryeministri Edi Rama qëndron krah presidentit amerikan Joe Biden dhe aleatëve, për të nderuar atë që e cilëson si sakrificën e fundit të Alexei Navalny, liderit opozitar i cili humbi jetën këtë premte në një burg të Rusisë, ku vuante dënimin prej 3 vitesh.

Në një reagim në rrjetet sociale për vdekjen e tij, Rama thekson se kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate. Për kryeministrin shqiptar, Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s.

“Qëndroj me Presidentin Biden dhe liderët e tjerë aleatë për të nderuar sakrificën e fundit të Alexei Navalny. Kjo tragjedi nënvizon rëndësinë e unitetit dhe vendosmërisë aleate. Konferenca e Sigurisë së Mynihut është një moment i përshtatshëm për të theksuar rëndësinë e përpjekjeve kolektive, veçanërisht midis aleatëve të NATO-s. Ne të gjithë duhet të ndajmë përgjegjësinë për të mbrojtur parimet të NATO-s dhe ndërkohë që përballemi me sfida komplekse, nuk duhet të hezitojmë të shkojmë përtej. Angazhimi 2% është kërkesa minimale, jo maksimumi. Shqipëria mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me partnerët tanë për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse, duke përfshirë rigjallërimin e industrisë sonë ushtarake”, shkruan Rama.

I stand with President Biden and other allied leaders in paying tribute to Alexei Navalny's ultimate sacrifice. This tragedy underscores the importance of unity and allied determination. The Munich Security Conference is an opportune moment to highlight the significance of… pic.twitter.com/yA7iDBkevF

— Edi Rama (@ediramaal) February 16, 2024

Më herët, Presidenti amerikan Joe Biden bëri përgjegjës për vdekjen e 47-vjeçarit, presidentin rus, Vladimir Putin.

“Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, por nuk ka dyshim se vdekja e Navalny ishte pasojë e diçkaje që bënë Putin dhe banditët e tij. Putin është përgjegjës për vdekjen e Navalny. Putini nuk synon vetëm qytetarët e vendeve të tjera, siç e kemi parë në atë që po ndodh në Ukrainë tani, ai gjithashtu kryen krime të tmerrshme ndaj popullit të tij”, tha Biden (Lexo më shumë).

Vdekjen e Navalny e lidhin me Putinin edhe zyrtarë të tjerë të lartë në perëndim si kancelari gjerman, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, krerët e 3 institucioneve drejtuese të Bashkimit Europian, si dhe presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.

Vdekja e Navalny u njoftua nga mediat ruse. Televizioni shtetëror rus, 47-vjeçari ndërroi jetë në koloninë penale të Jamalo Njenjets, në veri rajonit federal të Uraleve, menjëherë pas përfundimit të shëtitjes së ajrimit.

Dyshimet e para janë që Navalny të ketë ndërruar jetë nga një ishemi, por zyrtarët në Moskë thanë se për momentin nuk kishin asnjë ide për shkaqet e vdekjes së tij. Hetuesit nisën menjëherë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes.  Avokati i tij Leonid Volkov tha se nuk bëhej fjalë për një vdekje, por për një vrasje, sipas tij, të urdhëruar nga Vladimir Putin./tvklan.al


Read Entire Article