Vdes valltarja e njohur shqiptare, Liljana Cingu

8 months ago 16

Valltarja e njohur shqiptare, Liljana Cingu, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë.

E lindur në Tiranë më 31 dhjetor të vitit 1950, ajo ka vdekur në moshën 73 vjeçare.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një njoftimi në Facebook.

“Lamtumirë. Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare”, ka shkruar ai.

“U prehtë në paqe”, vijon postimi i Ramës.

Gjatë kohës së saj artistike, Lili ishte nderuar me disa tituj për karrierën si: “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.

Lili Cingu

Ajo shquhej për elegancën që ka përcjell vazhdimisht në skenë dhe për stilin e saj unik.

‘Mbretëresha e Valles Shqiptare’ do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet e secilit përmes artit të saj. /Telegrafi/

Lili Cingu
Read Entire Article