Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Balla dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në New York. ”Mirënjohje Mark Gjonajt dhe gjithë shoqatave shqiptare për takimin fantastik të Kryeministrit Edi Rama me diasporën.
Vota e diasporës është një mundësi e madhe që bashkatdhetarët jashtë vendit kanë për të qenë pjesë vendimtare në rrugëtimin Shqipëria 2030, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Forca shqipe. Regjistrohu tek atdheu.im për të qenë pjesë e historisë së diasporës”,-shkruan Veliaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb