Veliaj për Censusin: Regjistrohuni që të shpërndajmë investimet në çdo lagje

11 months ago 42
17:19 11/11/2023

Kryebashkiaku tregon zonat ku është rritur popullësia në kryeqytet

Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e njësive të kryeqytetit, ku u bëri thirrje qytetarëve dhe i ftoi ata që të regjistrohen në census.

Për Veliajn regjistrimi është i nevojshëm sepse në këtë mënyrë, Qeveria dhe Bashkia, e kanë më të thjeshtë të dinë se ku duhet të investojnë.

“Duke pasur parasysh se në Tiranë jeton shumica e popullsisë së Shqipërisë, sfida më e madhe është që Tirana të identifikohet dhe numërohet e tëra. Dhe unë do të plotpjestoj buxhetin për banor në varësi të se çfarë do na thotë censusi.“

Kryebashkiaku shtoi se këto pak ditë që mbeten duhet shfrytëzuar më së miri.

“Kashar-Astir gjithë ai është zhvilluar jashtë mase, ndërkohë dhe lagjet e tjera kanë problematika. Ish lagjia ime e vjetër dyshi, aty kemi një shtesë të jashtëzakonshme. Është dhe qytet studenti, janë shtuar shume dhe pjesa midis zonës së Saukut dhe Farkës ka një super zhvillim. Gjithë segmenti që kalojmë tek Unaza e madhe po merr super zhvillim dhe ka njerëz që kanë lëvizuar adresën në vitet e fundit. Njësia 5 që ngelet padyshim sfidë.”

Censi i popullësisë do të zgjasë deri 15 nëntor .


Të ngjashme

Read Entire Article