Veliaj përshëndet fitoren në Rrogozhinë:Mesazhi që t’u shërbejmë me përulësi të gjithëve

1 year ago 24
Reklamë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar pas fitores së kandidatit të Partisë Socialiste Edison Memollës në Bashkinë e Rrogozhinës.

Me anë të një postimi në “Facebook” Veliaj ka falënderuar qytetarët e Rrogozhinës për mbështetjen.

Veliaj ka falenderuar edhe demokratët që kanë zgjedhur të heqin dorë nga politikat “përça e sundo”, ku është shprehur se demokratët nuk janë armiqtë e socialistëve por vëllezërit e tyre dhe se kush shkëputet nga “Saliu e Salinjtë” ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas.

Postimi i Plotë:

“Faleminderit  nga zemra qytetarëve të Rrogozhinës, të majtë e të djathtë, që na dhanë një mbështetje përtej pritshmërive tona më optimiste! Mirënjohje të majtëve, por edhe shumë të djathtëve, që bënë diferencën duke braktisur politikën ‘përça e sundo’ e ‘mish për top’ kundër Perëndimit! Demokratët nuk janë armiqtë tanë, ata nuk janë Saliu, familjet e tyre nuk vrasin e vjedhin, nuk i hapin luftë qytetërimit, nuk jetojnë duke shqyer tjetrin. Demokratët janë vëllezërit tanë dhe kush shkëputet nga Saliu e Salinjtë ka kryer një vepër patriotike sot duke votuar majtas! Këtë mesazh e lexuam qartë e do t’ju shërbejmë me përulësi të gjithëve! Ky është një rezultat i cili i jep përgjigje të gjithëve. Dhe i jep fund përpëlitjeve absurde nga njerëz që duan të përdorin votën për t’u mbrojtur nga zullumet që kanë kryer. Qytetarët e Rrogozhinës nuk e hanë presionin nga askush. As nga xhepat e thellë as nga gojët e thella. Qytetarët e Rrogozhinës duan njerëzit që punojnë, jo ata që përfitojnë. Ky është mesazhi, ky është mandati që na dhanë. Puna! Kësaj do i dalim për zot! Punë të mbarë Edisonit e skuadrës sonë aty!”-shkruan Veliaj.

Top Channel

Read Entire Article