Veliaj takon në Nju Jork Kryetarin e Bordit të AADF, Michael Granoff: Sjellim në Tiranë “ECOLE42” dhe “Plug and Play Tech Center”

1 month ago 19

TIRANE

Në vijim të vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua në Nju Jork dhe me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, me të cilin ndau lajmin e mirë për tre projekte të reja.

“Kënaqësi të takoja mikun tim, kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, në Nju Jork. Disa lajme të shkëlqyera për Tiranën: do të sjellim #ECOLE42 dhe “Plug and Play Tech Center” te Piramida, si vazhdim i arsimit dixhital pas Tumo Tirana. Kjo do ta bëjë Tiranën qytetin e vetëm ku arsimi dixhital konsiderohet një e drejtë njerëzore për çdo fëmijë dhe të ri, duke i përgatitur (plotësisht FALAS) për punët e së ardhmes”, thekson Veliaj.

Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se me AADF-në po punohet edhe për një tjetër projekt, që ka të bëjë me lidhjen e Liqenit të Farkës me Liqenin Artificial të Tiranës, përmes një parku linear që mund të përdoret nga të gjithë.

“Për të gjithë ata që duan natyrën, Shtegu i Liqeneve, që lidh Farkën me Liqenin Artificial dhe Liqenin e Thatë, do të sjellë një infrastrukturë të shkëlqyer për “mushkëritë e gjelbra” të qytetit tonë! Faleminderit AADF – le t’i bëjmë realitet këto projekte”, nënvizon Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article