Veliaj: Të rinjtë e Laprakës zgjedhin PS

7 months ago 8
22:12 24/02/2024

Njësia 11, një zonë e transformuar me shkolla të reja, përfundojmë të plotë Unazën e Madhe

Drejtuesi politik i Tiranes mirëpret të rinjtë e Laprakës në Partinë Socialiste. Erjon Veliaj tha se kjo është një nga zonat që ka pasur një transformim rrënjësor për shkak të investimeve dhe ku është rritur ndjeshëm vlera e pronës. Ai përmendi Unazën e Madhe dhe shkollat e ndërtuara në Njësinë 11.

Erion Veliaj: Shikoni si është bërë hyrja e Laprakës. Te sheshi “Shqiponja”, makinat bëheshin mullar. Sot, edhe pse nuk ka mbaruar edhe pjesa tjetër e Unazës, që është në punë e sipër, është si dita me natën. Kur mendoj shkollën “Andrea Stefani”, me emrin e nderuar, sot është bërë një ndër shkollat më të kërkuara të lagjes. Sot futen mik për të shkuar tek parashkollori aty, jo më tek shkolla. Ne 5 shkollat më të mira që kemi bërë, të pesta bashkë, në Njësinë 11, janë sot model në Republikë. Nga një vend që konsiderohej periferi, sot falë politikës së mirë është bërë një realitet komplet ndryshe, komplet pozitiv dhe modern.

Veliaj u shpreh se Unaza do të përfundojë e plotë, ndërsa Bashkia do kujdeset që banorët të shpronësohen dhe t’u paguhet qiraja derisa të ndërtohen pallatet.  Kryebashkiaku Veliaj u bëri thirrje të rinjve për të zgjedhur partinë e duhur, që punon dhe ka politika të mira.

Klan News  


Të ngjashme

Read Entire Article