Vendimet/ Disiplina u bllokon merkaton 3 klubeve të Superiores

1 month ago 11
Reklamë

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet e radhës gjatë ditës së sotme. Klubeve të Tiranës, Dinamo Cityt dhe Laçit u është bllokuar merkatoja.

Disiplina ka vendosur ndalimin e regjistrimit të lojtarëve të rinj për kryeqytetasit dhe kurbinasit për 3 (tri) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Laçi, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 2, datë 23.04.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 3, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

FC Dinamo City, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2024 të Komisionit të Posaçëm të Kompesimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 13, datë 19.02.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Niko Zisi. KF Lushnja 1930, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 15, datë 19.03.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Read Entire Article