“Vendimi i Apelit me dy standarde”/ Bardhi: Pse Salianjin e çuan në burg dhe gazetarin Olldashi jo?

1 month ago 28

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, gjatë një konference për mediat, tha se brenda vendimit të Gjykatës së Apelit kemi dy standarde.
Kjo sipas Bardhit tregon humbjen e çdo logjike në një vendim të diktuar nga Edi Rama dhe të shpallur nga 3 gjyqtarët e Apelit.

“Çuan në burg një deputet të opozitës për një vepër që askush nuk ka shkuar në burg.

Cila është rrezikshmëria e deputetit Ervin Salianji që duhet të shkojë në burg, ndërkohë që gazetari Jetmir Olldashi, që e konsiderojnë si bashkëpunëtor, nuk duhet të shkojë në burg.

Ja pra kemi dy standarde brenda një vendimi, Salianji duhet të shkojë në burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, nuk duhet të shkojë në burg. Ky vendim ka humbur çdo logjikë proporcionaliteti dënimi.

Artan Gjermeni do të shkojë në burg, këtu do jeni, është një nga gjyqtarët që vendos se çfarë thoshte krimi”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article