Deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar, pasi Gjykata e Apelit ka dënuar me një vit burg Ervin Salianjin për “kallëzim të rremë”.
Shehu shprehet se kjo kohë na kujton vitin 1946. Ai shprehet se autokracia po shndërrohet në diktaturë.
“Ky rregjim po kthen vitin 1946!
Autokracia po kthehet ne diktature!
Burgosja e izolimi i deputeteve, deshmi e kesaj!
Mbas burgosjes politike te Berishes revanshi vazhdon.
Sot Salianji….
Neser radha ecen, mund te jete e gjate.
Askush tashme nuk eshte i perjashtuar, kudo ne Shqiperi.
Deri kur keshtu?!
Deri sa njerezit te vendosin te perballen me rregjimin”, shkruan Shehu.
(Ballkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb