Vendimi i Strasburgut për 21 janarin, Manja: Kapitull i hapur, autoritetet e drejtësisë të dalin me një përgjigje të qartë

11 months ago 18

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka komentuar vendimin e gjykatës së Strasburgut për 21 janarin, ku katër persona mbetën të vrarë nga plumbat e shtetit. Manja tha për gazetarët se tashmë me atë vendim të Strasburgut, 21 janari është një kapitull i hapur dhe se autoritetet shqiptare duhet të kenë një përgjigje të qartë.

“Më duhet të them që vendimi i Strasburgut dhe pse i vonuar pas 12 vitesh është një vendim i mirë, konfirmoi qëndrimet tona me 21 janarin, është konsideruar shkelje e nenit 2 të konventës. Autoritetet kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Strasburgut. 21 janari kapitull i hapur, duhet të ketë përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare për 21 janarin. Strasburgu ka thënë 21 janari nuk është hetuar në gjithë dimensionin si krim shtetëror”, tha Manja.

Read Entire Article