Vendimi për dinarin/ Oda Ekonomike Amerikane kërkon rishikim të rregullores së BQK-së, propozon tri alternativa

8 months ago 23

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka propozuar tre alternatika për çështjen e dinarit, i cili ka sjellë kritika nga ndërkombëtarët që kur hyri në fuqi rregullorja ne BQK-së hyri në fuqi me 1 Shkurt. Ndërkombëtarët i kanë kërkuar qeverisë Kurti që ta shtyjë vendimin për një periudhë tranzicioni.

Në një komunikatë për shtyp, Oda Amerikane theksoi se e kupton nevojën për mbikëqyrje rregullative me qëllim të sigurimit të stabilitetit financiar, “por është e nevojshme të konsiderohen edhe implikimet afatshkurta që rregullimi ka në mirëqenien financiare të qytetarëve të Kosovës”.

Tri alternativat e Odës Amerikane për zgjidhjen e çështjes së dinarit:

Alternativa 1: Shfrytëzimi i institucioneve të transferit të parave për transferimin e fondeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse konsiderohet si fizibil, ky opsion mund të jetë më pak praktik dhe më i kushtueshëm për individët.

Alternativa 2: Krijimi i një llogarie bankare nga Qeveria e Serbisë në Serbi për transaksione ndërshtetërore me llogaritë përkatëse të denominuara në dinarë në bankat e Kosovës. Kjo metodë ofron një zgjidhje praktike nëpërmjet marrëdhënieve ekzistuese bankare, me gjithë kompleksitet e mundshme logjistike.

Alternativa 3: Transferet direkte të fondeve nga ndonjë bankë të Serbisë në ndonjë bankë të përcaktuar në Kosovë për shpërndarje në llogaritë e përfituesve individualë. Ky opsion thjeshton procesin duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat rregullative.

Read Entire Article