Vendimi për t’u mbajtur “online” mbledhja e Komisionit të Sigurisë, debate mes deputetëve: Po shkelni Kushtetutën!

11 months ago 7
13:47 13/11/2023

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar me debate mes deputetëve.

Pasi deputetët demokratë janë njoftuar se mbledhja e Komisionit të Sigurisë do të shtyhet për në orën 14:00 për t’u mbajtur online, ata kanë thënë se në këtë mënyrë po shkelet Kushtetuta e vendit.

Kanë qenë demokratët, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, ata të cilët e kanë kundërshtuar këtë vendim teksa kanë thënë se komisionet duhen bërë në mënyrë normale dhe jo online.

Pjesë nga debati në Komisionin e Sigurisë:

Gazment Bardhi: Ju jeni duke shkelur rregulloren. Respektoni Kushtetutën dhe bëni komision në mënyrë normale.

Flamur Noka: Kjo që po bëni online, shteti në klandestinitet. Respektoni Kushtetutën e këtij vendi.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article