Berisha: Gjykata e Lartë nuk u ngrit në Lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë por në Apel,duke mbajtur qëndrim disiplinues ndaj treshes që e ka dhënë këtë vendim. Kthehemi siç kemi qenë në fillim kur vendosi gjykata, ky është realiteti. Çdo interpretim tjetër është I gabuar. Gjykata e lartë për mendimin tim, vendim tjetër nuk mund të njihte përveçse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare. Them Gjykata e Lartë ka disiplinuar, po të mos kishte probleme të rënda, por fati që u detyrua të përjashtojë trupën pastaj…kaq skandaloze ishte gjendja saqë nuk mund të përtypej. Është në fuqi gjerisa të gjykohet tani, të dyshosh se gjykata e lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, mos e pyet.
Top Channel