Vera e nxehtë e Mbappe

1 year ago 29
Reklamë
22:00 20/07/2023

Ylli francez rinis stërvitjen me PSG, drejtuesit parizienë bëjnë gati ofertën faraonike

Kylian Mbappe u ribashkua me ekipin e PSG që ka nisur fazën përgatitore, ndërsa javët e fundit ka pasur mosmarrëveshje me klubin sa i përket të ardhmes së lojtarit.

Marrëdhëniet mes parisienëve dhe yllit francez u përkeqësuan muajin e kaluar pasi sulmuesi tha se ka vendosur që të mos rinovojë kontratën e tij, e cila i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Lojtari do të mund të largohet falas në Qershor 2024. Kjo do të bënte që PSG të mos të ishte në gjendje që të rikuperonte të ardhurat, ndërsa pagoi 180 mln Euro për ta blerë atë.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar se nuk do ta lejojë që të ikë falas. Real Madridi është klubi që kërkon të firmosë me yllin francez.

Por sipas medias spanolle “Defencia Central”, parisienët do të luftojnë. Ata kanë bërë gati një ofertë faraonike për Mbappe, me vlerë 1 miliardë Euro.

Nëse lojtari firmos do të përfitojë shumën e çmendur, por ai do të jetë pjesë e parisienëve për të paktën 10 vitet e ardhshme. Kjo verë do të jetë e mbushur me dilema për Kilian Mbapen, i cili do të duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të karrierës së tij.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article