Verstapen më i paguari, piloti holandez merr 5 herë më shumë se shoku i skuderisë së Red Bull, Sergio Perez

11 months ago 11
Reklamë
13:11 21/09/2023

Ashtu si në pistë, Maks Vershtapen ka krijuar diferencë edhe në pagesë krahasuar me pilotët e tjerë të Formula 1.

Rroga e kampionit në fuqi prej 55 milionë dollarësh është mbi pesë herë më e madhe se sa paga e shokut të tij të skuderisë Red Bull, Sergio Perez.

Sipas revistës Forbes, në vend të dytë është shtatë herë kampioni i botës Ljuis Hemilton, me një pagesë 35 mln dollarë nga Mercedesi.

I treti është piloti i Ferrarit Sharls Lekler që merr 24 mln dollarë e pas tij, Lando Noris i Mclaren me 20 mln dollarë.

Piloti tjetër i “Kokëkuqes”, Carlos Sainz renditet i pesti dhe pastaj pozicionohet Perez, me 10 milionë dollarë në një vit.

Vershtapen vazhdon që të dominojë në këtë sezon në Formula 1. Ai ka marrë 12 fitore, ndërsa ka grumbulluar 374 pikë, krahasuar me 223 të Perez në renditjen e përgjithshme të pilotëve.

Holandezi ka vendosur edhe rekord të ri në këtë sezon, me 10 gara radhazi të fituara.

Një pabarazi e ngjashme financiare është edhe te skuderia Mercedez, midis Hemilton dhe Xhorxh Rasëll që merr vetëm 8 mln dollarë.

Me 12 fitore në gara këtë sezon, ka 374 pikë ndaj 223 të Perez, i cili fitoi garat në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan në raundet e hershme të fushatës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article