Verstappen fiton Belgian GP

1 year ago 16
Reklamë
21:20 30/07/2023

Maks Vershtapen triumfon edhe në Çmimin e Madh të Belgjikës. Për holandezin, kjo është gara e tetë radhazi e fituar në këtë sezon. Piloti i Red Bull e nisi garën nga rreshti i tretë për shkak të penalitetit me pesë vende, por në xhiron e 17 mori kryesimin për të mos ta dorëzuar atë deri në xhiron e 44.

Në vend të dytë garën e mbylli piloti tjetër i Red Bull, Serxho Perez, i cili parakaloi në xhiron e parë Sharl Lekler me Ferrarin e tij që e nisi nga pole-position. Piloti nga Montekarlo plotësoi podiumin, duke i bërë ballë tentativave të vazhdueshme të shtatë herë kampionit të Formula 1, Ljuis Hemilton.

Në vend të katërt Fernando Alonso me makinën e tij Aston Martin e pas tij, piloti tjetër i Red Bull Xhorxh Rasëll.

Për pilotin tjetër të “Kokëkuqes” gara nuk shkoi mirë, ndërsa pati një përplasje me makinën MekLaren të drejtuar nga Oscar Piastri, që u detyrua të linte garën. Ndërsa piloti spanjoll pasi qëndroi për një kohë të gjatë në pozicionet e fundit, u tërhoq nga gara. Për skuderinë Red Bull kjo është fitorja e 13 radhazi në këtë kampionat të Formula 1.

Ndërsa Vershtapen që kryeson renditjen e përgjithshme të pilotëve, ka një avantazh prej 125 pikësh ndaj shokut të tij të  skuderisë Red Bull, Serxho Perez.

Të ngjashme

Read Entire Article