“Vetëm 12-15% e sportistëve mund të pësojnë dëmtime të rastësishme, si Militao”

2 days ago 37

Doktori i njohur spanjol Ripoll shpjegon këputjen e ligamentit kruciat anterior të Eder Militao, që i ka prekur të dy meniskët.

I konsideruar si një nga traumatologët më të mirë në botë, ai deklaroi se shumë sportistë elitarë mund të pësojnë dëmtime të njëpasnjëshme dhe të zgjatur të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në të dy gjunjët.

Ka faktorë specifikë për strukturën e kyçit të çdo individi, si dhe për morfotipin e tyre, thotë doktori. – Në thelb, rikthimi ose gjenerimi i një dëmtimi të ri të të njëjtit kalibër në një gju, ose në një tjetër (ose edhe në të njëjtën kohë) kushtëzohet qartë nga gjenetika e sportistit”.

Megjithatë, doktor Ripolli ka një ndjenjë optimizmi pasi, megjithëse dëmtimet e meniskut mund të zgjasin procesin e rikuperimit, shkenca mjekësore është plotësisht e përgatitur për t’u marrë me këtë lloj dëmtimesh në mënyrën më të mirë.

Read Entire Article