Vetëm 218 sekonda për t’i dhuruar fitoren! Girelli lidere e Italisë në Botërorin e Femrave

1 year ago 27
Reklamë
11:37 24/07/2023

Italia e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Botës për femra. Skuadra Axurre shënoi fitore tepër të rëndësishme 1-0 ndaj Argjentinës, duke marrë 3 pikët dhe hedhur një hap të madh drejt turit tjetër. Ajo që bëri diferencën për skuadrën italiane ishte sulmuesja e Juventusit, Cristiana Girelli.

Vetëm 218 sekonda në lojë i mjaftuan bomberes së torinezëve për të zhbllokuar shifrat. Tre minuta e 38 sekonda në fushë dhe Girelli la gjurmë në këtë 90 minutësh, teksa goditi saktë me kokë krosimin nga e majta. Së bashku me këtë gol, ajo bëhet e para lojtare italiane që shënon në dy Kupa Bote të ndryshme, ndërsa barazoi Carolina Morace në kuotën e 4 golave si golashënuesja më e mirë e kësaj kombëtareje në edicionet e Botërorit.

Tre golat e tjerë ajo i shënoi në 2019, në atë fitore me manita, 5-0 përballë Xhamajkës. Girelli është një simbol për futbollin e femrave, pasi që prej vitit 2012 me kombëtaren, ajo ka shënuar 54 gola në 104 ndeshje, thuajse një gol në çdo dy ndeshje. Ndërkaq, në aspektin ekipor, ajo ka fituar 9 herë titullin kampion dy herë si golashënuesja më e mirë e kampionatit dhe 8 herë Kupën e Italisë, ndërsa është lojtarja e parë e Juventusit që shënon më shumë se 100 gola, gjithçka në harkun kohor të 5 sezoneve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article