Vettingu në polici, Balla: Ky proces do të vijojë! Mekanizëm I domosdoshëm vlerësimi

10 months ago 3

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë.

Sipas tij, për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit, si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi.

“Procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të drejtuesve të Policisë. Për këtë qëllim do të vijojë vetingu i funksioneve drejtuese në Policinë e Shtetit si një mekanizëm i domosdoshëm vlerësimi, i cili rrit besueshmërinë e drejtuesve brenda organizatës, por edhe forcon besimin e qytetarëve. Përgëzime Trupave Vlerësuese dhe drejtuesve të AMP për punën voluminoze”, shprehet Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article