Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Shkëlqim Zuriqi

10 months ago 16

Është konfirmuar në detyrë nga AMP Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit, pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Zuriqi ka kaluar vettingun, proces i cili rinisi më 18 dhjetor.

Lexo edhe :

Related Posts

Në seancën e parë u konfirmua në detyrë kreu i Policisë së qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj.

Në seancën e dytë të zhvilluar më 20 dhjetor drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, Ndue Doçi kaloi vettingun duke u konfirmuar në detyrë nga AMP.

Pasi mbeti pezull për tre vite procesi i Vettingut në polici është rikthyer.

Të gjitha subjektet e policisë do t’i nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do të vlerësohen edhe nga varësia e alkoolit apo të lojërave të fatit.

Vettingu nuk do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në sitë nuk do të kalojnë 12.000 efektivët nga gradat më të larta te ato më të ulëta, por vetëm ata që synojnë poste drejtuesish ose funksione me risk të lartë korruptimi.

Në muajin prill të këtij viti, AMP hodhi shortin ku përcaktoi konkretisht 36 emrat që pritet t’i nënshtrohen vettingut, mes të cilëve drejtorë në strukturën qendrore të policisë dhe drejtoritë e qarqeve.

Vettingu është proces i ndarë nga nismat e fundit të vendosura nga ministri Taulant Balla, nisma që priten të ekzekutohen nga Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, siç janë dy formularët ku çdo efektiv do të shprehet nëse ka përdorur ose jo programe të koduara, të dyshuara se janë në funksion të komunikimit me personazhet e krimit./vizionplus.tv

Read Entire Article