Detaje të reja janë zbuluar nga një aksident tragjik që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku për pasojë mbeti i vdekur një 46-vjeçar.
Raportohet se zona ku ndodhi aksidenti nuk ka pasur ndriçimin e duhur, ndërsa viktima është përplasur teksa ishte duke kaluar rrugën nga një mjet tip “Rolls-Royce”, siç shfaqet në videot e siguruara nga BalkanWeb.
46-vjeçari pësoi plagë të rënda dhe u transportua menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për të dhënë deklarata dhe për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb