Teksa tensionet përfshinë sallën e Parlamentit në seancën e sotme episode të shumta kaosi u shfaqën para kamerave, ku protagonistë ishin deputetët e Kuvendit.
Në një moment të filmuar sot, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka janë përplasur me Niko Peleshin dhe Toni Gogun.
Dy demokratët i janë afruar socialistëve të cilët qëndronin të ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur të debatojnë.
Në një moment Noka ka përplasur duart në tavolinën e Gogut dhe Peleshit, ndërsa më pas demokratë të tjerë janë afruar.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb