Video: Berisha valëvit dy flamujt nga dritarja e banesës, në mesin e mbështetësve edhe vajza e tij

9 months ago 35
18:17 03/01/2024

Në videot që gazetari i Klan News Enkel Xhangoli, shihet se në mesin e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha është dhe vajza e tij Argita Malltezi. Kjo e fundit buzëqesh teksa demokratët brohorasin për Berishën.

Berisha theksoi në fjalën e tij nga dritarja e banesës së beteja për pluralizmin do vijojë dhe se ai nuk ndalet derisa kryeministri Rama dhe ministrat e tij të marrin atë që meritojnë.

Në një moment ai valëviti dhe dy flamujt nga dritarja, atë kombëtar dhe të Partisë Demokratike. Për këtë të fundit tha se është “flamuri simbol i pluralizmit politik në vend”.

Shihni videon e mëposhtme:

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article