Video: Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren dhe karrigen e Nikollës

1 year ago 29
20:51 05/10/2023

Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe karrigen e kryetares së Kuvendit mbrëmjen e kësaj të Enjteje, kjo pasi nuk morën 15 minuta pushim për të zhvilluar mbledhje e për të diskutuar lidhur me anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore.


Ishte Gazment Bardhi, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të PD-së ai i cili kërkoi ndërprerjen e diskutimeve. Një kërkesë e tillë u refuzua nga ana e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj.

Menjëherë pas këtij vendimi, deputetët demokratë nuk kanë lejuar Bledi Çuçin të marrë fjalën dhe kanë bllokuar foltoren dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u detyrua të mbyllë seancën.

Lindita Nikolla: Mbyllet seanca për sot, votimi do të bëhet në seancën e ardhshme. Natën e mirë!

Ndërkohë Bardhi deklaroi jashtë Kuvendit se mazhoranca po tenton të pengojë përfaqësimin e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.


“Tentativa më e rëndë në 32 vite që mazhoranca ka kryer, prej muajsh mbahet një komision që kulmoi me vendim të marrë skutave. Dhe teatri i mëngjesit ishte pjesë e skenarit për të emruar opozitën PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ka një tentativë të qartë për të penguar përfaqësimin e opozitës në Komision për ta zvarritur finalizimin e reformës zgjedhore”, deklaroi Bardhi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article