Jasir Asani ka shënuar një supergol për skuadrën e tij koreane Gëangju, në ndeshjen e vlefshme për Champions League në Azi ndaj Japonezëve të Yokohama-s.
Mesfushorit të kombëtares i mjaftuan vetëm dy minuta, për të realizuar perlën e parë teksa goditi nga jashtë zone.
Ndërkohë, goli i dytë, i cili e çoi në 3-1 rezultatin për skuadrën e tij, ishte një kryevepër në minutën e 55. Një gol i ngjashëm me atë që Asani ka realizuar ndaj Polonisë në Air Albania.
Kjo tregon formën e mirë që po kalon Jasir Asani, teksa shënoi edhe me kombëtaren shqiptare në fitoren që arritëm të merrnim përballë Ukrainës.