VIDEO/ Me çantë të errët, momenti kur shqiptari kapërcen gardhin e shtëpisë dhe vret 26-vjeçaren shtatzënë në Itali

10 months ago 4

Mediet italiane kanë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë kur Bujar Fandaj, 41-vjeçari me origjinë shqiptare kalon gardhin dhe endet rreth shtëpisë së Vanessa Ballan para se ta vriste.

Fandaj shihet teksa endet rreth shtëpisë së viktimës mëngjesin e 19 dhjetorit. Më pas ai hedh një çantë të errët në kopsht (e njëjta që u kap më vonë nga ushtria, me mjete pune) dhe në fund ngjitet mbi gardhin e shtëpisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Një tjetër element vendimtar për hetuesit është çekiçi me shkrimin “7color” që i përket të dyshuarit, me të cilin vrasësi thyen xhamin e një dritareje franceze dhe hyn në shtëpi (mjet i gjetur brenda shtëpisë së viktimës dhe i sekuestruar nga hetuesit.

Dhe në fund thika me dorezën e drurit dhe tehun 20 centimetra, e gjetur në lavamanin e kuzhinës pjesërisht e larë dhe gjithashtu e sekuestruar është identike me një tjetër të gjetur në çantën e mjeteve të Fandajt dhe nga e njëjta seri si ato të gjetura më vonë në shtëpinë e tij.

Bujar Fandaj vrau në pragun e shtëpisë të renë italiane, Vanessa Ballan e cila ishte tre muajshe shtatzënë. Ai e goditi 7 herë me thikë në bark dhe 26-vjeçarja humbi jetën pavarësisht ndërhyrjes mjeksore.

41-vjeçari nga Kosova donte që 26-vjeçarja shtatzënë të ndahej nga partneri i saj dhe të shkonte të jetonte me të në San Vito di Altivole, pak kilometra nga Spineda di Riese Pio X (Treviso), ku ndodhi tragjedia. Megjithatë, Vanessa kishte vendosur ndryshe dhe kjo është arsyeja që në verën e vitit 2023, pas gati dy vitesh lidhje jashtëmartesore, vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

Trupin e pajetë të viktimës e gjeti bashkëshorti i saj italian, Nicola Scapinello, me të cilin ajo jetonte prej 11 vitesh. Çifti kishin një fëmijë 4 vjeç dhe ishte në pritje të të dytit. Bujar Fandaj u arratis pas krimit për tu arrestuar disa orë më vonë në afërsi të shtëpisë së tij.

Read Entire Article