VIDEO: Momenti kur grupi Hamas liron gruan izraelite dhe dy fëmijët e saj

1 year ago 16

Grupi islamik palestinez Hamas njoftoi të mërkurën vonë se kishte liruar tre pengje, një grua së bashku me dy fëmijët e saj.

“Një grua izraelite dhe dy fëmijët e saj, të cilët u kapën gjatë përleshjeve, janë liruar”, thuhet në një deklaratë nga Hamas, raporton agjencia e lajmeve Al Jazeera.

Në një video të transmetuar nga rrjeti televiziv palestinez Al Aqsa, një grua dhe dy fëmijë mund të shihen të shoqëruar nga tre luftëtarë të Hamasit në një zonë të rrethuar.

Në një deklaratë, Brigadat Qassem, krahu i armatosur i Hamasit, tha se gruaja ishte një shtetase izraelite.

Rreth 150 robër u kapën nga Hamasi të shtunën gjatë sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit, i cili menjëherë i shpalli luftë Gazës.

Read Entire Article