VIDEO/ Moti i keq, rënie gurësh në aksin Burrel- Skuraj

3 days ago 27
Reklamë

Kjo e dielë është shoqëruar me reshje shiu gjatë gjithë ditës duke krijuar probleme në rrugët nacionale.

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut ka patur rënie gurësh në rrugën nacionale Burrel – Skuraj. Situata më problematike është paraqitur në segmentin e Shkopetit ku ka patur rënie gurësh në disa pika.

Për pasojë drejtuesit e mjeteve janë përballur me befasi dhe rrezik.

Ky aks rrugor është vazhdimisht problematik sidomos gjatë stinëve të vjeshtës dhe të dimrit kur ka reshje shirash e bore. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article