VIDEO/ Një ari i murrmë bie në një çark në pyjet e Mokrës, specialistë dhe veterinerë nisen drejt zonës

9 months ago 23

Një ari i murrmë ka rënë në një çark të ngritur nga persona që i gjuajnë këto kafshë të mbrojtura nga shteti.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se kjo ngjarje është regjistruar në pyjet e Mokrës në Pogradec teksa ariu është parë rastësisht nga banorë të zonës të cilët kanë filmuar dhe kanë dërguar videon pranë ADZM për të bërë të mundur lirimin e kafshës.

Mësohet se sot disa specialistë të Zonave të Mbrojtura si edhe veterinerë janë nisur drejt zonës, në pyjet e fshatit Çezmë për të bërë të mundur lirimin e Ariut të Murrmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article