VIDEO/ Pensionistët në Vajkal të Bulqizës në kushte ekstreme: Punojmë në minierë për të mbajtur frymën gjallë

6 months ago 2

Të gjendur përballë kushteve të vështira ekonomike, pensionistët në Vajkal të Bulqizës janë të detyruar të rikthehen për të punuar në minierë.

Pensionet e ulëta dhe rritja e kostos së jetesës ka sjellë rikthimin e tyre në galeritë e minierës edhe pse prej vitesh kanë dalë në pension.

Dy minatorët Kujtim Ternova dhe Petrit Suroçi rrëfejnë përvojën e tyre mbi 35-vjeçare në minierën e Bulqizës, duke thënë se pensioni aktual është aq i ulët sa nuk mund të mbulojë asnjë nevojë të tij të përditshme.

Ekspertët e fushës pranojnë se shkaku kryesor i punësimit të pensionistëve është diferencimi i madh mes pagave dhe pensioneve, duke bërë që shumë nga këta të fundit të jenë të detyruar të qëndrojnë në punë për të mbijetuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article