VIDEO/ Plagosi tre persona dy muaj më parë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë, u gjet në një hotel në Kukës

1 month ago 30

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Oda” nga Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës.

Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë në bashkëpunim me DVP Kukës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oda”.

Si rezultat i këtij operacioni, në një hotel në Kukës, është lokalizuar dhe arrestuar shtetasi E. E., 32 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr.1897 datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për vepren penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.07.2024, në Rrugën e Kavajës, 32-vjeçari dyshohet se aksidentalisht ka bërë shkrepje të pavullnetshme me një armë zjarri, dhe si pasojë janë plagosur 3 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article