VIDEO/ Rrëmbehet vajza e vogël në një market në Tiranë? Gruaja e mban për dore dhe e nxjerr jashtë

3 days ago 38
Reklamë

Një rast tepër i dyshimtë për rrëmbim të një vajze të vogël ka ndodhur në zonën e Rrugës së Barrikadave në një Big Market.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se zonja ka biseduar me vajzën e vogël që duket në video dhe ka dalë jashtë me të. Më pas ka shkuar nëna e vajzës jashtë dhe bashke me zonjën, që duket në video kanë hyrë sërish në market. Zonja nuk është identifikuar ende dhe po punohet nga policia për ta identifikuar dhe marrë në pyetje.

Policia ende nuk është e bindur nëse kemi të bëjmë me një tentativë rrëmbimi, por prindërit kanë bërë një denoncim për tentativë rrëmbimi, por mbetet të merret zonja në pyetje.

Në pyetje është marrë kasieri i marketit, që ka qenë aty ngjitur, i cili ka thënë se zonja dukej sikur kishte probleme mendore. Denoncimin e ka bërë babai i vajzës së mitur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article