VIDEO/ U ndalua me urdhër të SPAK, publikohen pamjet e arrestimit të ish-deputetit Jurgis Çyrbja

3 hours ago 21

Në studion e emisionit “Open” janë publikuar pamjet e para nga arrestimi i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

Në videon e siguruar Çyrbja shfaqet teksa shoqërohet me kokën e ulur nga dy efektivë të maskuar të forcave operacionale.

Ish-deputeti u arrestua mbrëmjen e djeshme me urdhër të SPAK pasi akuzohet për lidhje me një grup kriminal në Durrës

Ish-deputeti socialist Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article