Një lokal që ndodhet në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët.
Policia në një njoftim për media bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:05 , ndërsa zjarrëfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2023, rreth orës 08:05, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në një lokal në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.