Video/ Zjarri në Pogradec, flet vëllai i kryefamiljarit që iu dogj shtëpia: Për 30 sekonda u shkatërrua, nuk mbeti asgjë

9 months ago 29

Një banesë u shkrumbua nga flakët rreth orës 18:00 sot në fshatin Leshnicë, të bashkisë së Pogradecit. Gazetarja Lorena Kodra ka intervistuar përneës24 dhe BalkanWeb vëllain e kryefamiljarit që iu dogj banesa.

Ai shprehet se për 30 minuta u shkatërrua shtëpia dhe se nuk mbeti asgjë pa u djegur, teksa i bëri thirrje shtetit që të ndihmojë familjen e vëllait të tij për të rindërtuar shtëpinë.

“Për 30 sekonda u shkatërrua shtëpia. Nuk mbeti asgjë, zjarri ra në orën 18-18:30. Unë isha në shtëpi kur më morën e më thanë që ka rënë zjarri. Lajmëruam zjarrfikësen dhe erdhën, shumë shpejtë madje, nuk kishin çfarë të bënin. Nuk shpëtoi asgjë. Edhe lekët që kishim u dogjën, shyqyr që shpëtuam të 5-të. Shteti po të rregullojë shtëpinë tim do ishte ndihmë e madhe”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article